Sipas presidentit të klubit të Bajernit, Herbert Hainer, futbolli ka nevojë për një kufi mbi pagat e lojtarëve. “Përndryshe, të gjithë klubet do të shkojnë në falimentim dhe lojtarët në fund nuk do të fitojnë aq mirë,” tha Hainer.

Ai theksoi se Bajerni është një nga pak klubet që ende gjeneron fitime të rregullta, “por po bëhet gjithnjë e më e vështirë.” “Mendimi im i sinqertë është se duhet të ketë një kufi mbi pagat e lojtarëve. Si të implementohet kjo është një pyetje më komplekse.”

Hainer argumentoi se yjet dhe agjentët e tyre po fitonin shumë, ndërsa punëdhënësit e tyre po përballeshin me vështirësi. “Këta janë atletë të jashtëzakonshëm, pa dyshim.

Por mbi të gjitha, klubi duhet të jetë në gjendje të vazhdoj të ekzistoj dhe të përmbush përgjegjësitë ndaj shoqërisë dhe punonjësve,” tha kreu i Bajernit.