Konsideroheshin favorite absolute, madje ne Rumani edhe talleshin ndoshta per kundershtarin e tyre- Vllaznine, duke thene se nuk do te ndodhte ajo qe ndodhi sezonin e kaluar kur u eliminuan nga Laçi.

Por pas rezultatit te barabarte 1-1 te arritur ne “Loro Boriçi”, tifozët e Universitatea të Krajoves u tërbuan me trajnerin Laszlo Balint dhe i kërkuan atij të largohej pas vetëm dy ndeshjeve zyrtare të kaluara në stolin e kesaj skuadre.

Gazeta “ProSport” i referohet komenteve te tifozeve te kesaj skuadre qe jane shume kritik me trajnerin e tyre ngaqe skuadra ne dy ndeshjet e para te ketij sezoni, ka arritur vetem barazime. Ne ndeshjen e pare, ate te kampionatit, ndonese udhehiqte 2-0 ne fund gjithçka u mbyll ne shifrat 2-2. E njejta gje gati edhe ne Shkoder. Universitatea udhehiqte 1-0 por ne fund vetem 1-1.

Ja disa nga komentet e tifozëve të Universitateas të Krajoves pas barazimit me Vllazninë:

“E pyes trajnerin, pse të bëhet një zevendesim ne sulm në minuten e 93-te? Ndoshta ke fjetur gjithë ndeshjen dhe më pas ka rënë të fikët”

“Kapela që Balinti ka në kokë është shumë e madhe per te. Balint është një trajner i kufizuar dhe jo për ekipe si Universitatea”

“Trajneri i vogël. Në minutën e 75-të ata ndryshojnë në mbrojtje për t’u mbrojtur… çfarë? Ne kemi një skuadër shumë më të lartë se sa është në kampionatin tonë, nuk kemi shofer (trajner). Ndoshta do të kualifikohemi, diferenca në vlerë është shumë e madhe, por performanca nuk ka gjasa… Do të pendohemi për kohën e humbur në eksperimente”.

“Trajneri i frikësuar. Ai nuk e di se çfarë është Europa”