Futbollisti i talentuar i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, mund të largohet gjate merkatos se janarit.
Sancho ka probleme me disiplinën, klubi i ka ndaluar të jap deklarata dhe në ndeshjen e fundit kundër Barcelonës ai ishte në pankinë.
Dortmund tashmë kanë ndëshkuar dy herë lojtarin e tyre të ri, kështu që konflikti me drejtuesit e klubit mund të sjellë largimin e tij në janar.
Mediet në Angli pretendojnë se Sancho tashmë ka marrë vendimin për t’u rikthyer në Angli, dhe Dortmund po kërkon 100 milionë euro për lirimin e tij.
Manchester United, Liverpool, Barcelona dhe Real Madrid po luftojnë për nënshkrimin e tij, me klubet angleze që duken më të gatshme për të paguar shumën që po kërkon Dortmund.
Thuhet se Manchester United dhe Liverpool janë të gatshëm të paguajnë deri në 120 milionë euro për Sanchon, i cili do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në afatin kalimtar të janarit.
Për Coutinhon dy vjet më parë janë paguar 120 milionë euro, por me një seri shtesë shpërblimesh.