Eshtë zhvilluar sot në orën 16:00, ne kompleksin “Internacional” finalja e Kategorisë së Pare për moshen U17, edicioni 2016-2017. Në këtë finale janë përballur Akademia AAS si fituese e grupit A dhe Luftëtari si fitues i grupit B. Finalen e fitoi Akademia AAS me rezultatin 3-2 pas një ndeshjeje shumë të luftuar midis dy finalistëve, të cilët sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë Superiore për këtë grupmoshe.

Medaljet dhe Kupa për fituesit janë dorëzuar nga “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, Sulejman Demollari. Ky natyrisht që është një sukses i këtij ekipi që drejtohet nga trajneri Marvin Meçerovi ndërkohë që meritën më të madhe natyrisht që e ka presidenti Arben Haveri për mënyrën e menaxhimit. Suksesi i sotëm ka ardhur pikërisht në ditën e përvjetorit të lindjes së tij dhe për këtë arsye, ditëlindja e sivjetme vështirë të harrohet nga ai.