HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Abazaj: Mundësitë tona kaq janë, ndaj Vllaznisë nuk mund të bënim...

VIDEO/ Abazaj: Mundësitë tona kaq janë, ndaj Vllaznisë nuk mund të bënim më shumë

E ka humbur ndeshjen e pare 0-2 ne fushen e tij dhe sigurisht qe ne kete ndeshje te kthimit, Pogradeci nuk ka patur asnje objektivi ndaj Vllaznise dhe si rrjedhoje eshte detyruar ta pranoje humbjen e thelle 1-6 ndaj saj.

Trajneri Ardian Abazaj duke folur per gazetaret pas ndeshjes eshte shprehur: “Mundesite tona kaq jane. Une shpresoj qe kjo ndeshje te na sherbeje prape per mire ashtu siç na sherbeu edhe ndeshja e pare ndaj Vllaznise ku aktivizuam 2-3 lojtare te rinj te cilet me pas ne kampionat na kenaqen me paraqitjet e tyre.

Duhet te jemi realiste dhe “t’i shtrijme kembet sa kemi jorganin”. Ekipi i Vllaznise dihet se çfare cilesish ka, por ne u munduam te ndertojme nje formacion me te cilin do te luajme te dielen ndaj Lushnjes.

Ne kishim 5 mungesa ne kete ndeshje megjithate ne pjesen e dyte jam i kenaqur si luajtem por kurrsesi nuk jam i kenaqur per pjesen e pare. Kishim marre masa per t’u mbrojtur mire, por çuditerisht pesuam gol pa mbaruar ende minuta e pare e ndeshjes”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments