HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAbazaj: Urime Vllaznisë, ka bërë një kampionat fantastik

Abazaj: Urime Vllaznisë, ka bërë një kampionat fantastik

Kristal Abazaj mendon se mes skuadrave që meritojnë të urohen në këtë sezon për atë që kanë dhuruar, në radhë të parë është Vllaznia. I ftuar në “Procesi Sportiv” ai ka folur edhe për Kombëtaren dhe faktin se aty e meritonte të ishte pjesë edhe shoku i tij i skuadrës te Istanbulspor, Eduard Rroca.

“Unë mendoj se kam bërë një sezon fantastik, kam bërë mjaft mirë në aspektin personal. Nuk u kurorëzua me ngjitjen por në aspektin personal ishte shumë i mirë.

Vlerësim për një na ekipet e Superiores? Them Vllaznia. Mbi të gjitha e uroj për Kupën. Kanë bërë një kampionat fantastik, edhe pse ishin 9 pikë larg e në fund nuk arritën ta kurorëzonin me fitimin e titullit, i përgëzoj për një kampionat shumë të mirë.

Kombëtarja me Uellsin? Unë kam qenë aty, janë shokët e mi, nuk dua të jap koment. Mund të them vetëm se në fazën defensive ishte mirë, ishte e fortë. Sa i përket sulmit, e tentuam disa herë po kaq.

Rroca ka bërë kampionat fantastik këtë vit, u dëmtua në fund. Deri diku e meritonte një ftesë, pse të mos ishte edhe ai në miqësore, se ka bërë një kampionat fantastik”, u shpreh Abazaj. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments