“Air Albania” kurorezohet kampione e kampionatit 5×5 per Zonen e Shkodres, kampionat ky qe sivjet eshte organizuar nga Zyra Rajonale e Federates Shqiptare te Futbollit.

Mbremjen e sotme jane zhvilluar ndeshjet e javes se fundit teksa ekipi i trajnerit Admir Mehja ka fituar edhe sfiden ndaj Don Boskos duke e mbyllur keshtu kampionatin me 14 fitore.

Ne fund te kesaj ndeshjes eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te kupes teksa dy perfaqesuesit e Federates Shqiptare te Futbollit, Hysen Zmijani dhe Klazer Shkembi ia kane dorezuar kapitenit te ekipit fitues, Gilman Lika.

Kuptohet qe ky sukses ka qene mese i pritshem sepse ne rradhet e ketij ekipi bejne pjese emra te njohur te futbollit te cilet treguan vlerat edhe ne kete kampionat duke dominuar mbi te gjithe ekipet e tjera pjesmarrese.

“Air Albania” sebashku me MFC Panthers jane dy ekipet e klasifikuara ne dy vendet e para te cilat jane kualifikuar njekohesisht per ne fazen finale te kampionatit kombetar qe do te zhvillohet ne rang vend me pjesmarrjen e 32 ekipeve./SHKODRA-SPORT.COM/