Interi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Fiorentinës brenda në “San Siro” dhe kështu humbet terren në luftën për titull.
Sfida nisi me ritëm të ulët, pa shumë raste, por në pjesën e dytë ishin miqtë ata që surprizuan duke kaluar të parët në avantazh me Torreiran.
Gjithsesi festa e skuadrës së Italianos zgjati vetëm 5 minuta, sepse ishte Dumfrajs ai që barazoi sfidën.
Rastet më pas nuk munguan nga zikaltrit, të cilët kërkuan dhe një penallti, por që VAR-i ja mohoi.
Kështu Interi vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 60 pikë, 3 më pak nga Milani dhe Napoli.
REZULTATI:
INTER 0-1 FIORENTINA
Dumfrajs 55′ / Torreira 50′