Dinamo nuk po kalon aspak një moment të mirë. Blutë e kryeqytetit kanë larguar nga posti i trajnerit, Shkëmbin dhe Devollin, ndërsa skuadra i është besuar italianit Vanoli.

Humbja e sotme nga Tirana, por edhe vendi i 9-të në kampionat duke rrezikuar rënien nga Kategoria ka bërë që ish presidenti Marco Pontrelli të shpërthejë në rrjetet sociale.

Italiani i ka cilësuar drejtuesit e Dinamos si “sharlatanë të mjerë” që shkatërruan një punë të bërë me djersë dhe gjak, ndërsa ka theksuar se do të rikthehet shumë shpejt.

Postimi i Marco Pontrellit:

SHARLATANË TË MJERË !!!! SHKATËRRUAT NJË PUNË TË BËRË ME DJERSË DHE GJAK. ZOTI SHIKON DHE PROVON, KUR KE ABUZUAR !!!! POR DO TË KTHEHEHEM SHPEJTË. NUK KENI QENË TË DENJË PËR PRINCESHËN TIME QË NË FILLIM!!!!