Te zhgenjyer nga humbja me Tiranen, jo shume entuzias per ndryshimet ne pankine, por tifozet e Vllaznise nuk e braktisen skuadren e tyre te zemres edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Egnatias.

Per kete arsye disa tifoze te grupimit “Vllaznit Ultras” sot kane marre rrugen drejt Rrogozhines dhe per gjate gjithe 90 minutave te ndeshjes, i kane mbeshtetur shume kuqeblute.

E kane bere kete gje edhe kur ata kane pesuar golin e pare, po ashtu edhe pas golit te dyte dhe te trete. Thirrjet dhe brohoritjet e tyre kane vijuar deri ne fund, ndonese thellesisht te prekur nga rezultati zhgenjyes i Vllaznise.

Ky eshte nje tregues qe tifozet e Vllaznise mbeten te veçante dhe kete gje e treguan edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Egnatias qe u fitua nga kjo e fundit me rezultatin 3-0./SHKODRA-SPORT.COM/