Sulmuesit shkodran Rubin Hebaj i kanë mjaftuar pak javë për t’u kthyer në një protagonist kryesor në kampionatin e Uzbekistanit.

Hebaj po gjen me rregullsi rrjetën dhe po ndihmon ekipin e Andijan që të sigurojë fitore të rëndësishme për të qenë për momentin larg zonës së ftohtë të tabelës së klasifikimit.

Në ndeshjen e luajtur sot kundër Qizilçum, skuadra e Andijan fitoi me shifrat 2-0 dhe goli i dytë ishte pikërisht i sulmuesit shqiptar. Ai realizoi me një penallti në minutën e 98-të të ndeshjes, duke vulosur suksesin përfundimtar të skuadrës së tij.

Ky ishte goli i 6 në kampionat, në vetëm 10 jave të luajtura në këtë edicion për Hebajn, i cili kështu ngjitet në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve më të mirë, teksa vendi i parë mbahet nga Dragan Ceran me 8 gola.