Nesër, Kombëtarja do të luajë kundër Uellsit, ndeshje e vlefshme si miqësore. Në konferencën e zakonshme para sfidës, ka dalë para gazetarëve Amir Abrashi.

Për herë të parë shtatshkurtri do të mbajë shiritin e kapitenit dhe për këtë s’e fsheh kënaqësinë. Në fjalën e tij para gazetarëve, mesfushori i kuqezinjve deklaroi:

“Është kënaqësi e madhe që do të jem kapiten i skuadrës së Shqipërisë, ekip që e dashuroj. Mezi e pres që të fillojë ndeshja.

Ndeshjet? Fillimisht duhet të fitojmë. Këto dy ndeshje duhet të bëjmë lojën tonë dhe në sfidat e ardhshme në shtator, këto do të na shërbejnë. Do të hyjmë në fushë për të fituar.

Uellsi? Po do e përsërisim. Ata kanë ekipin e fortë dhe ne kemi kualitet për ta fituar këtë ndeshje. Ishalla me një rezultat pozitiv.

Lideri? Unë jam një lider me moshë dhe ndeshjet që kam luajtur. Kam shumë eksperiencë. Me pas shiritin dhe mos me e pas, njësoj është. Unë duhet të ndihmoj të rinjtë.

Uellsi? Është fizikisht shumë i fortë dhe luajnë futboll të mirë. Kanë karakteristikat e futbollit britanik. I kemi parë në stërvitje pikat e tyre të dobëta dhe të forta”, tha ai.