Ndodh edhe kështu në sportin shqiptar. Basketbollisti i Tiranës Erkand Karaj që vetëm pak ditë më parë u pezullua 6 muaj nga aktiviteti bashkë me trajnerin e Vllaznisë Bledar Gjeçaj, për shkak të incidentit që kanë patur mes tyre, është aktivizuar mbrëmë në ndeshjen e Ligës Ballkanike që bardheblutë kanë zhvilluar në Kosovë ndaj Trepçes. Ai madje ka qenë i rëndësishëm për ekipin e tij duke shënuar edhe 15 pikë. Por ky aktivizim është diçka absurd sepse vjen pikërisht në një moment kur atij sapo i kishte nisur dënimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHB-së.

Mbase drejtuesit e Tiranës mund të justifikohen me faktin se Liga Ballkanike është tjetër aktivitet dhe nuk ka lidhje fare me basketbollin shqiptar por nuk është kështu. Çdo masë disiplinore ndëshkimore, e ndalon sportistin të luajë në çdolloj aktiviteti, për më tepër që edhe Liga Ballkanike është një Ligë e njohur nga Federata Europiane e Basketbollit. Në këtë mënyrë, gabimi i rëndë sigurisht që fajëson drejtuesit e Federatës tonë, të cilët sigurisht që kanë për të nxjerrë ndonjë justifikim megjithatë realiteti është që Karaj mbrëmë ka luajtur ndaj Trepçes!!!  Me kete logjike i bie qe edhe trajneri Gjeçaj ta drejtoje Vllaznine te dielen ne ndeshjen e kupes sepse eshte tjeter aktivitet nga kampionati ku mori denimin.Megjithate, pasditen e sotme pritet te mblidhet Komisioni Drejtues i FSHB-se per te marre ne shqyrtim apelimin e vendimeve te kerkuar nga ekipet e Vllaznise dhe Tiranes.

© shkodrasport.com