HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAbsurditeti/ Një trajner ikën çdo 1 javë e gjysmë në Superligë

Absurditeti/ Një trajner ikën çdo 1 javë e gjysmë në Superligë

Kategoria Superiore rezulton një “tokë e minuar” për trajnerët. Pasqyra reale është ajo çfarë ka ndodhur në 17 javët e para në këtë sezon, ku 10 trajnerë janë larguar. Mesatarisht i bie që në Superiore ikën një trajner pas çdo 1 jave e gjysmë.

Këtu s’llogariten trajnerët provizorë, që kanë drejtuar nga një apo dy ndeshje nga problemet e ndryshme të të parëve të pankinave. Presidentët e klubeve nuk janë të durueshëm, pasi i ndryshojnë pankinat për pak gjë. Tirana theu rekordin këtë vit, ku pas një fitoreje dhe një humbjeje largon trajnerin që u riktheu titullin pas 11 viteve, Emanuel Egbo. Valsin e pankinave e ka provuar deri tani gjysma e klubeve të Superiores.

Gjithçka nisi me Egbonë te Tirana për të përfunduar te Juljan Ahmataj. Vllaznia, Partizani, Teuta, Kastrioti dhe Bylisi janë skuadrat që i kanë mbetur besnik trajnerit me të cilin nisën sezonin. Sa u përket ndryshimeve në drejtim, rekordin e mban Apolonia me 3 trajnerë të larguar. Fillimisht ishte italiani Xhovani Kolela, më pas Nikolin Çoçlli ia la vendin trajnerit Bledar Borova, që e pasoi stafetën te Fabricio Kamarata.

Tirana e nisi me Emanuel Egbonë, që pas dy javësh u zëvendësua nga Nevil Dede, i cili u “dorëzua” disa minuta para ndeshjes së javës së 16-të me Laçin dhe drejtimi i mbeti në dorë drejtorit Tefik Osmani. Orges Shehi është trajneri tretë te bardheblutë. Laçi e nisi me Armando Cungun, por rezultatet e dobëta e larguan dhe në një situatë tranzitore ekipi u drejtua nga Stavri Nica dhe Klevis Hima, për t’ia lënë stafetën Shpëtim Duros.

Kukësi mbetet nga problematikët e stolit, ku e nisën me Skënder Gegën, që u shkëput pak nga infektimi me COVID dhe punën e vijoi Rraman Hallaçi, i cili e vijoi drejtimin edhe pas largimit përfundimtar të Gegës. Por, edhe ish-kapiteni hapi krahun për Mirel Josën. Julian Ahmataj është “dëshmori” i fundit dhe Skënderbeu tani i është besuar Migen Memellit. Natyrshëm pritet radha dhe lind pyetja: Kush do të jetë “dëshmori” i radhës nga trajnerët e Superiores?

TRAJNERËT E LARGUAR KËTË SEZON

TIRANA

Emanuel Egbo

Nevil Dede

KUKËSI

Skënder Gega

Rraman Hallaçi

LAÇI

Armando Cungu

Stavri Nica

APOLONIA

Xhovani Kolela

Nikolin Çoçlli

Bledar Borova

SKËNDERBEU

Julian Ahmataj

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments