Françesko Açerbi nuk e di ende ku do të jetë e ardhmja e tij pas qershorit kur i përfundon huazimi tek Interi, por me zikaltrit që kanë të drejtë ta blejnë, italiani është ende në pritje.

“Shpresoj që të vazhdoj të qëndroj tek Interi pasi kam gjetur një skuadër dhe një ambient fantastik”, ka thënë 34-vjeçari.

Padyshim që fokusi i zikaltërve është tani te ndeshja me Napolin, një sfidë tejet e rëndësishme për klasifikimin.

“E dimë që është një ndeshje tejet e rëndësishme dhe është nga ato sfida jashtë ose brenda. Na pret një muaj tejet i rëndësishëm, ku nuk na lejohet të gabojmë.

Na takon të luajmë një ndeshje ashtu si dimë dhe si duhet për të marrë në shtëpi fitoren, por do të mendojmë për këtë sfidë”, e përfundoi mbrojtësi fjalën.