
Skuadra bregtare e Adës së Velipojës që merr pjesë në kategorinë e parë, ka zhvilluar një merkato të denjtë për një ekip Superlige. Pas zyrtarizimit të blerjes së portierit Erind Selimaj që fazën e parë ka luajtur në Superligë me Luftëtarin, është bërë realitet edhe marrja e mesfushorit shkodran Orges Lini që pas Laçit, luajti edhe me Partizanin. Por merkatoja e Adës nuk do mbyllej këtu. Ditën e sotme është bërë realitet edhe marrja e tre futbollistëve të tjerë shumë cilësorë. Dy prej tyre janë mesfushorët që janë nën kontratë me Vllazninë, pikërisht të Abaz Karakaçit dhe Amir Tafës. Këta dy futbollistë në fazën e parë të kampionatit kanë luajtur me Partizanin por janë larguar prej tij për arsye financiare. Ndërkohë nga dita e sotme, kanë firmosur kontratat e reja me Adës dhe janë bashkuar menjëherë në stërvitje me ekipin velipojak.Pas tyre ka firmosur edhe shkodrani i ardhur nga Kanadala për llogari të Vllaznisë Ardit Dushkaj, i cili në pamundësi për të gjetur hapësirë tek skuadra shkodrane, ka firmosur për Adën. Sulmuesi 20 vjeçar kesisoj eshte blerja e peste e kesaj skuadre ne kete merkato. Trajneri Ritvan kulli sigurisht që është shprehur I entuziasmuar me ardhjen e këtyre futbollistëve cilësorë dhe tashmë detyra e tij është t’I sinkronizojë me pjesën tjetër të ekipit. Marrja e Selimajt, Linit, Karakaçit, Tafës dhe Dushkajt, ka bërë që të shtohet shumë konkurrenca tek kjo skuadër dhe duket se tashmë objektivi I Adës nuk do jetë më qëndrimi në kategorinë e parë, por për të zënë një vend sa më komod në mesin e tabelës së renditjes. Kjo skuadër po bëhet gati për ndeshjen e parë të fazës së dytë, atë që do të luajë në Tiranë me Partizanin. Objektivat janë të qarta për të marrë pikë dhe normalisht që Ada nuk mund t’I trembet asnjë kundërshtari tashmë me lojtarët që ka në dispozicion.
www.shkodrasport.com