Ada ka shkaktuar surprizen e madhe duke e mundur Murlanin pretendent brenda ne fushen e tij me rezultatin e paster 2-0.
Ka ndodhur keshtu pasditen e sotme ne perballjen ne mes ketyre dy skuadrave, luajtur ne fushen sportive te Barbullushit e cila kishte ngjallur interes te konsiderueshem nga tifozet e te dy skuadrave.
Duhet thene se Ada ndonese me djem te rinj ne perberje te saj, thuajse te gjithe 18 vjeçare, ka luajtur fort dhe jo vetem eshte mbrojtur mire, por ka tentuar herepashere te shohe drejt portes se Murlanit.
Pjesa e pare pavaresisht rasteve te krijuara u mbyll ne barazim pa gola 0-0. Krejt ndryshe e dyta. Ne minuten e 62-te Ada ka fituar te drejten e nje goditje denimi.
Ate e merr persiper ta ekzekutoje futbollisti Aldo Nika. Topi godet traversen, bie ne toke dhe aty ndesh ne shpinen e portierit Selimaj duke perfunduar ne rrjeten e portes se tij.
Murlani u hodh ne sulm per te barazuar dhe madje ne nje moment ia arriti, por goli u anullua per pozicion jashte loje. Kjo solli edhe reagimin e vendasve por vendimi nuk ka ndryshuar.
Nderkohe ne minuten e 90-te pas nje kundersulmi te shpejte, Ada do te shenonte edhe golin e dyte me ane te futbollisti Frroku qe ka shmangur edhe portierin Selimaj dhe e ka derguar topin ne rrjete.
Perfundimisht 2-0 per Aden qe kesisoj ngjitet ne kuoten e 3 pikeve, po aq sa edhe Murlani duke treguar se pavaresisht moshes se re te shumices se lojtareve, do ta thote ashtu si duhet fjalen e saj./SHKODRA-SPORT.COM/