Ashtu si ekipi i pare i Vllaznise edhe ai U19 ka shfrytezuar nderprerjen e kampionatit per te zhvilluar nje ndeshje miqesore dhe kete gje e ka bere paraditen e sotme.
Ne fushen sportive “Reshit Rusi”, ai eshte perballur me ekipin e te rriturve te Ades, por diferenca e moshes ne mes futbollisteve te dy ekipeve, nuk i ka penguar 19 vjeçaret kuqeblu ta fitojne kete miqesore me rezultatin 4-2.
Goli i pare i ndeshjes eshte shenuar nga Osmani nderkohe qe ai eshte pasuar nga nje i dyte shenuar nga sulmuesi Barbullushi. Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur ne shifrat 2-0 per Vllaznia U19.
Ne pjesen e dyte do te shenoheshin edhe kater gola te tjere, nga dy per secilen skuader. Per Vllaznia U19 do te shenonte serish Barbullushi golin e trete dhe te katertin Gjurkaj. Ndersa per Aden golat jane shenuar nga Perndreca dhe Hasanaj.
I gjithe takimi kesisoj eshte mbyllur me fitoren 4-2 te djemve te drejtuar nga trajneri Luan Zmijani te cilet ne kampionat nuk po paraqiten aq mire, megjithate ne kete miqesore kane treguar vlera.
www.shkodrasport.com