Ada ka shperdoruar mundesine per te marre fitoren e pare ne kampionat. Ajo ka pesuar gol ne minuten e 94-te dhe si rrjedhoje i gjithe takimi ndaj Shenkollit eshte mbyllur ne barazim 2-2. Ai eshte luajtur ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes dhe eshte shoqeruar nga nje rivalitet i madh ne fushe.

Velipojaket kane kaluar te paret ne avantazh me ane te futbollistit Ervis Curri dhe pjesa e pare do te mbyllej vetem me kete gol. Ne fillimin e se dytes, do te ishte Lleshi qe do te barazonte shifrat ne minuten e 56-te, por 10 minuta me vone do te ishte Vildan Kaçubela qe do te shenonte perseri per Aden.

U krijua pershtypja se me kete gol velipojaket do ta fitonin ndeshjen dhe minutat kalonin, por kur te gjithe prisnin vershellimin e fundit te arbitrit Zhuli, ka ardhur edhe goli i barazimit per ekipin e Shenkollit qe ka serish per autor Lleshin.

Perfundimisht 2-2 dhe ekipet ndajne nga nje pike, por padyshim qe tek Ada jane te pakenaqur me te sepse pretendonin fitoren e cila u iku nga duart ne minutat shtese te ndeshjes./SHKODRA-SPORT.COM/

ADA- SHENKOLLI 2-2

Golat: Curri 25′, Kaçubela ’69/ Lleshi 56′, 94′

ADA: Ndoj, Pjetri, Ferhati, Laceja, Sekja, Frroku, Curri, Frani, Kaçubela, R. Xhahysa, Kolaj. Tr: E. Nika. U aktivizuan edhe Hurmi, Asllani e Qeleshi.

SHENKOLLI: Gjoka, K. Frroku, Perndreca, Denis Perlesi, Zefi, Kaçorri, Devi Perlesi, Bushi, Lleshi, Gjoka, Bushi. U aktivizuan edhe Çuni e Hoxha.

Arbiter: Endrit Zhuli (Tirane)