Vllaznia e femrave merr nje tjeter fitore ne kampionat, kete here ndaj Partizanit me rezultatin e thelle 7-0. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e sotme, e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe e vlefshme per javen e peste te kampionatit.

Ky takim eshte dominuar nga minuta e pare dhe e fundit nga vajzat shkodrane, te cilat kane shenuar plot 7 gola dhe madje mund te kishin shenuar edhe me shume, ndonese trajneri Leka kishte lene pushim edhe disa prej titullareve.

Ne fakt goli i pare ka qene autogol i futbollistes se Partizanit Beqiraga pikerisht ne minuten e 30-te, nderkohe qe tre minuta me vone do te ishte Megi Doçi qe do te shenonte nje supergol. Ne fundin e pjeses se pare nderkohe do te shenonte edhe amerikania Patterson dhe ky 45 minutesh do te mbyllej ne shifrat 3-0 per Vllaznine.

Ne te dyten serish 5 zevendesime nga ekipi shkodran teksa Esi Lufo do te shenonte dy here, ndersa do te shenonte serish Megi Doçi, ndersa goli i fundit do te mbante firmen e futbollistes se re Klaudia Borci.

Perfundimisht 7-0 dhe me kete fitore Vllaznia ngjitet ne kuoten e 15 pikeve pas 5 ndeshjesh te luajtura dhe udheheq e vetme renditjen, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte i shkelqyer, me 32 gola te shenuar dhe asnje te pesuar./SHKODRA-SPORT.COM/