Ernest Gjoka po bën mjaft mirë në kampionatin maqedonas. Trajneri i Shkëndijës së Tetovës ka arritur të mbajë në vend të parë ekipin kuqezi duke qenë kandidatë potencialë për titullin kampion.

Në një lidhje direkte me “Sport Time”, Gjoka ka analizuar shkurtimisht edhe Superligën e vendit tonë. Ai sheh për titull tre skuadra, ndërsa në fund ndalet te Buba dhe Ibraimi i Kukësit.

“Kampionati maqedonas? Shkupi është pas nesh. Kemi edhe Strugën që po bën mirë këtë vit dhe Renova po ashtu. Janë katër skuadra që po bëjnë maksimumin e tyre.

Kukësi? Më vjen keq për Kukësin, aty kam arritur gjithçka. Mendoj që ka cilësitë, ka lojtarët por në futboll jo gjithçka shkon si duhet. Mendoj se duhej të kishte bërë më shumë në Kupë. I ka dhënë tonit futbollit shqiptar.

Titulli? S’mund ta them. E kam cekur edhe më parë që Laçi, Teuta dhe Partizani do të garojnë fuqishëm. Kush gabon më pak, do të dalë kampion. Edhe Vllaznia është bukuria e kampionatit, por këto të treja kanë mentalitet fituesi.

Hasani dhe Ibraimi? Shiko, kjo nuk është pyetje me spec, por kënaqësi. Janë dy lojtarët më të mirë që kanë ardhur në Shqipëri. Të dy kanë eksperienca shumë të mira. Me Agimin kam punuar për 5 muaj, është profesionist. Është edhe një djalë shumë i edukuar. Me Bubën s’kam pasur mundësi të punoj. Mes të dyve, i vlerësoj shumë. Po të fusësh edhe Besar Ibraimin që kam në skuadër, do të them që janë tre lojtarët më të talentuar të trevave shqiptarë”, ka thënë ai./newsport/