Vllaznia ka mundur edhe Teuten ne ndeshjen e rradhes per kampionat dhe tashme i eshte shkeputur me 9 pike asaj ne tabelen e klasifikimit.
Por nga ana tjeter, ka patur edhe mendime se shkodranet nuk e dominuan ndeshjen e se premtes ndaj durrsakeve, por krejt ndryshe mendon mbrojtesi i Vllaznise Mevlan Adili i cili ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa ku eshte shprehur:
“Une mendoj se Vllaznia e dominoi te gjithe ndeshjen, edhe atehere kur mbetem me nje futbollist me pak ne fushe. Ndoshta ka nga ata qe mendojne ndryshe, por eshte e drejta e tyre te mendojne ashtu.
Ata qe e kane pare ndeshjen, jane te vetedijshem per ate qe kane pare ne fushe dhe besoj se na japin te drejte ne ate qe ne themi se dominuam gjate gjithe ndeshjes.
Ne ishim te bindur se edhe nese do te merrnim edhe nje karton te dyte te kuq, serish Teuta nuk do te na mundte, pasi degjonim bisedat e lojtareve te saj ne fushe.Edhe nese ndeshja do te zgjaste edhe 2 apo 3 ore te tjera, Teuta nuk do te na shenonte”./SHKODRA-SPORT.COM/