Para nisjes se ekipit shkodran sot per ne Ulqin ku do te stervitet per disa dite, ka dhene nje interviste per mediat mbrojtesi Mevlan Adili. Ai ka folur per gjendjen aktuale te skuadres, por edhe per sfiden e ardhshme me Tiranen.

“E kam thënë çdo herë prej kur kam ardhë këtu, që rivaliteti i vertetë i Vllaznisë është vetë Vllaznia, sepse nëse Vllaznia arrin të prodhojë lojë dhe fitore, atëherë nuk duhet të mbështetet nga askush.

Sa i përket Tiranës mendoj se ka bërë një sezon të mirë dhe e meritojnë atë vende, por deri në fund të kampionatit ka shumë ndeshje, dhe shpresojmë që në ndeshjen e parë që kemi ndaj tyre të marrim rezultat pozitiv dhe avash avash të ngjitemi drejt kreut të renditjes.

Qëllimi i Vllaznisë dihet që është për të kapur majat, dhe ne do të bëjmë çdo gjë që të mbërrijmë atje. Kështu që daj Tiranës kërkojmë tre pikët e plotë, por edhe nëse nuk do të jetë ajo, qëllimi i jonë nuk do të ndalet, pasi do të luftojmë deri në fund për këtë objektiv”- eshte shprehur Adili.

Te plote intervisten e plote te ketij futbollisti, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: