Përcaktohen tashmë me kualifikimin e Brazilit (si vendi i parë) dhe Zvicrës të gjithë çiftet e fazës së 1/8-ave të Botërorit “Katar 2022”. Kështu, Brazili, sikurse pritej, do të përballet me Korenë e Jugut, ndërsa Portugalia do të ketë në përplasje të vështirë me Zvicrën.

Të gjithë ndeshjet e fazës së 1/8-ave do të zhvillohen nga e shtuna (nga dy sfida në ditë) deri të martën e ardhshme. Nesës luhen dy takimet e para, Holandë – SHBA dhe Argjentinë – Australi.

 


Faza 1/8 e “Katar 2022”

Holandë – SHBA

Argjentinë – Australi

Japoni – Kroaci

Brazil – Kore e Jugut

 
Angli – Senegal

Francë – Poloni

Marok – Spanjë

Portugali – Zvicër