Klubi i Basketbollit, Vllaznia, ka njoftuar për një miqësore. Shkodranët kanë programuar një takim me KB Bashkimi, të premten në fillim nga ora 18.00.

Hyrja për sfidën me ekipin kosovar do të jetë e lirë, për të gjithë ata që do jenë të interesuar për t’a ndjekur. Menjëherë pas kësaj miqësoreje, fokusi do jetë në kampionat, ku do kërkohet të merret më e mira e mundshme.

Pritshmëritë për këtë sezon janë të mëdha, me grupin e Vllaznisë që premton një edicion të mirë. Përballja e të premtes do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.

Ekipi shkodran sivjet ka pretendime shume serioze ne kampionat dhe keto ndeshje do t’i sherbejne per te ruajtur formen e basketbollisteve ne kete periudhe te nderprerjes se kampionatit.