Tek Vllaznia situata nuk eshte e mire pas humbjes me Laçin megjithate skuadra nga dje ka nisur pergatitjet per sfiden e se enjtes per kupe ndaj Teutes qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Stervitja vijon te drejtohet nga Safet Osja dhe trajneri i portiereve Lekiqi te cilet pritet te jene ne pankine edhe ne kete ndeshje, por nderkohe duket se drejtuesit e klubit kane nisur punen per gjetjen e nje trajneri te ri.

Sipas “Panorama Sport”, nje nga kandidaturat qe perflitet per te marre postin e trajnerit te Vllaznise eshte nje emer shume i njohur edhe per shkodranet: Mirel Josa. Ai e ka drejtuar edhe dy here te tjera kete ekip dhe ka lene nje pershtypje shume te mire tek te gjithe.

Perveç Joses lakohen edhe disa emra te tjere, duke permendur ketu ate te shkodranit Samuel Nikaj, por edhe te Bledar Devollit dhe Julian Ahmatajt. Nderkohe, klubi ka vijuar t’i beje gjerat ne qetesi, ashtu siç pranoi largimin e Jonuz, duket se edhe gjetjen e zevendesuesit te tij ta beje ne te njejten menyre.