Është përcaktuar kalendari për javën e 29-të në Kategorinë Superiore, ku do të luhen 1 ndeshje ditën e diel më 14 qershor dhe 4 ndeshje të hënën më 15 qershor.kategoria superiore

Ndeshja e vetme që do të luhet të dielën, do të jetë ajo mes Partizanit dhe Luftëtarit, duke ditur që të dyja skuadrat nuk janë të angazhuara në Kupën e Shqipërisë, ndeshjet e së cilës do të luhen ditën e enjte. Kjo ndeshje është planifikuar të dielën në orën 17:00, me të kuqtë si vendas.

3 ndeshje të ditës së hënë do të luhen në orën 17:00, siç janë: Kukësi-Flamurtari, Skënderbeu-Laçi dhe Vllaznia-Bylis, ndërsa në orën 20:00 do të luhet ndeshja Teuta-Tirana.

E diel

Partizani-Luftëtari 17:00

E hënë

Kukësi-Flamurtari 17:00

Skënderbeu-Laçi 17:00

Vllaznia-Bylis 17:00

Teuta-Tirana 20:00