Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, ka folur në emisionin “Ti Bo Gol”, ekskluzivisht për Oversport dhe Tibo.
“Kam kaluar vite të mira në superiore dhe nëse do u riktheja do ishte mirë. Atje është një kampionat i fortë. Kush ekip do ta fitojë kampionatin le të më thërrasë mua.
Ofera konkrete për mua ka pasur vetëm nga Vllaznia, por nuk u kuptuam mirë. Klubi më dha një ofertë që nuk më ka lënë shije të mirë. Për t’u rikthyer aty, normalisht që gjithmonë mbetet një derë e hapur dhe bisedimet munden të vazhdojnë sepse jemi në futboll.
Momenti më i keq në karrierën time është largimi nga Vllaznia me lojtarët që më përcollën. Me ata kam akoma kontakte dhe më pyesin kur do rikthehesh.
Partizani nuk më ka komunikuar edhe pse është përfolur shumë. Nëse ata do më kontaktonin do të isha gati. Unë por stërvitem gati çdo ditë dhe shpresoj nëse do rikthehesha në superiore do të jepja më të mirën. Nëse unë rikthehem në kampionatin shqiptar, sigurisht që vetëm për ekipet kryesuese.
Diferenca mes Rusisë dhe Shqipërisë nuk është shumë e madhe. Kategoria Superiore në fakt është më me kualitet se kampionati rus. Shpresoj që ëndrra për të luajtur për Kombëtaren shqiptare të më realizohet.” – u shpreh Adili.