Vllaznia ka marrë një fitore të thellë 4-1 kundër Laçit.

Hoxhaj ishte autori i dy prej golave, duke i dhënë kështu një ndihmë të madhe kuqebluve. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “Ti bo gol” në “Oversport” nga sulmuesi Hoxhaj nuk kanë munguar edhe batutat.

Ishte Andi Lila ai i cili tregon me nota humori paradoksin te Vllaznia.

“Jeni për libër Guinnes. Aty kroson Marku që është 1.90 dhe shënon Hoxhaj me kokë që është 1.67, kjo nuk ndodh shpesh”, ka qenë batuta e Andi Lilës.