Pas fitores me Bylisin, drejtori i Tiranës, Tefik Osmani foli per mikrofonat e Oversport.

Kur Tirana shiti Seferin, thatë që Tirana do të jetë sërish për titull dhe në media u duk si çmenduri por sot është sërish në krye.
Se çfarë pune bëhet pas deklaratës që bëra më duhet ditë të flas. Unë falenderoj stafin, të gjithë. Është një punë shumë e madhe. Meritën më të madhe e ka presidenti që jep lekët e familjes së tij, nuk e them për servilizëm por është një punë vërtetë e madhe.

E ardhmja e Xhixhës?
Kjo javë do të jetë e rëndësishme për ne si drejtuesa. Jo vetëm Xhixha, mund të ketë edhe afrime apo largime nëse ka ofertat e duhura.

Limaj ikën si lojtarë i lirë apo do të shitet?
Kemi një mbledhje komplet si staf, Limaj besoj se do të penalizohet për deklaratat e bëra. Nuk është Tirana më që merr vetëm lojtarë që i paguan shtrenjtë por është Tirana që merr lojtarë të rinj e të etur. Cdo 6 muaj do të kemi lëvizje që presidenti të mos ketë nevojë të nxjerrë lek nga xhepi por të kemi financa stabile.

Premio për fitoren e sotme?
Buxheti te Tirana nuk është pak dhe presidenti më gjendet pranë në cdo kërkesë. Pa ofenduar Bylisin, kjo nuk ishe nje ndeshje e forte.

Kristal Abazaj?
Shpresoj që të mos e bindin ato skuadrat që ai ka ofertë. Skuadrat e huaja e kam fjalën pasi në Shqipëri ai është tifoz i Tiranës. Shpresoj që ai të jetë lojtari jonë.

A mund të jetë Patrick zëvëndësuesi i Xhixhës?
Sa herë kam pasur nevojë për lojtarë, shumë njerëz që nuk dua t’jua përmend emrat me jane gjendur prane. Dua te falenderoj edhe tifozet qe harrova t’i permendja.

Tirana i ka në rregul plusvalencat?
Nuk ka klub në Shqipëri 400 mijë euro që neve do të na vijnë brenda kësaj jave nga shitja e Seferit, Totres dhe Tolit.