Sulmuesi i Vllaznisë, Ardit Hoxhaj shënoi dopietë kundër Laçit.

Ai u shpreh tepër i lumtur për golat e tij por edhe për ardhjen e Bekim Balajt në ekip. Ndër të tjera, Hoxhaj tha se do të luftojnë deri në fund për synimet e tyre sidomos me Balajn në skuadër.

“Jam i lumtur që arrita të shënoj dy gola, mendoj se tani ekipi është në formë të mirë fizike, kemi rikuperuar lojtarët e dëmtuar, të gjithë po luajnë rolet respektive dhe shpresoj të vijojmë kështu.

Balaj është një lojtar cilësor dhe do ta rrisë shumë nivelin në ekip, jam shumë i lumtur që ka ardhur tek ne dhe shpresoj të na ndihmojë të arrijmë objektivat. Në momentin që morëm goditjen e këndit i thash Markut që do të shënoj gol.

Jam shumë i lumtur për formën që po kalojmë si ekip dhe me Balajn do konkurojmë deri në fund për kampionatin. Shpresoj të shënoj sa më shumë gola deri në fund”, u shpreh Hoxhaj në një prononcim për “Oversport”.