Ndeshjet e javës së 17 të Kategorisë Superiore kanë filluar sot me rezultate të rëndësishme të cilat shohin ndryshime në kreun e renditjes së kampionatit. Tanimë Partizani nuk është më i pari, por ia ka dorëzuar këtë pozicion Tiranës.

Të kuqtë u ndalën në barazimin 1-1 nga Kastrioti, teksa bardheblutë triumfuan me shifrat 4-1 përballë Bylisit, duke i kapërcyer rivalët historikë në renditje e duke bërë që të harrohet humbja në derbin e fundit që nisi arratinë e skuadrës së Kolelës në fundin e vitit 2022.

Por tashmë në luftën për titull është edhe Vllaznia, vetëm 3 pikë larg bardhebluve falë fitores 4-1 ndaj Laçit, duke shfaqur një lojë shumë të mirë ofensive me raste të krijuara e rrjeta të tundura.

JAVA 17
Të shtunën
Kastrioti-Partizani 1-1
Vllaznia-Laçi 4-1
Tirana-Bylis 4-1

Të dielën
Kukësi-Erzeni ora 13:00
Teuta-Egnatia ora 16:00