Beselidhja mundi Teuten javen e kaluar dhe mori vendin e pare ne renditje nje jave perpara perfundimit te fazes se dyte te kampionatit. Kete fundjave do te luhen ndeshjet e fundit dhe lezhjanet e kane siguruar vendin e pare. Qe do te thote se tani duhet te fillojne te mendojne per fazen play-off.

Trajneri Afrim Bilali ka dhene nje prononcim per mediat teksa ka folur per ndeshjet qe e presin ekipin e tij. Shkodrani i njohur ka bere te ditur se gara do te jete e forte, por Beselidhja eshte e vendosur per te tentuar deri ne fund titullin kampion.

Ndonëse ka mbetur edhe një javë për tu zhvilluar, tashmë janë përcaktuar edhe çiftet e “play off”-it, me Besëlidhjen që do të përballet në gjysmëfinale me Kamzën, ndërsa Teuta do të masë forcat me Tiranën. Trajneri Bilali e komenton kështu fazën e nxehtë të kampionatit:

“Takimi kundër Teutës ishte një panoramë e ‘play off’-it, duke qenë se ndeshjet e ‘play off’-it do të jenë me intensitet të lartë. Do të ketë garë dhe luftë të fortë për fitore. Besoj shumë që ‘play off’-i do të dhurojë spektakël dhe sfida të bukura. Gjithashtu besoj fort dhe shpresoj shumë që djemtë e Besëlidhjes të kenë të njëjtën paraqitje siç kishin në ndeshjen e fundit kundër Teutës dhe të shpallemi kampionë.

Mendoj që loja e skuadrës nga ndeshja në ndeshje ka ardhur duke u rritur. Ekipi sa vjen dhe konsolidohet, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Pa dyshim që ‘play off’-i ka presion dhe tension, pasi i tillë është, duke qenë se gabimi kushton. Unë shpresoj shumë që në te jemi në më të mirën tonë gjatë fazës së ‘play off’-it si nga ana psikologjike, gjithashtu edhe fizikisht të jemi të përgatitur për t’u përballur me kundërshtarët”, përfundon Bilali.