Vllaznia e te rinjve ne basketboll nuk ia ka dale te shkoje ne fazen finale te kampionatit. Kjo ngaqe eshte eliminuar ne turin çerekfinal nga Dinamo, ne nje ndeshje qe ka patur shume probleme me arbitrimin per shkodranet.

Per shkak te renditjes me te mire te Dinamos ne fund te fazes se dyte te kampionatit, ndeshja eshte luajtur ne fushen e saj ne kryeqytet. Ajo ka nisur me shume rivalitet dhe kete e tregojne edhe shifrat e periodes se pare e cila eshte mbyllur me rezultatin 11-10 ne favor te vendasve.

Ne te dyten jane po ato qe luajne me mire dhe arrijne ta fitojne 21-11 duke shkuar ne kete menyre ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 11 pikesh ne favorin e tyre. Por Vllaznia nuk heq dore dhe ne perioden e trete luan shume me mire duke e fituar ate 27-22 dhe duke e ngushtuar rezultatin e pergjithshem ne vetem 6 pike ne favor te Dinamos.

Perpjekjet e djemve te drejtuar nga trajneret Koka e Koçeku nuk jane ndalur ketu dhe ne gjysmen e periodes se katert kane arritur ta kthejne rezultatin ne favorin e tyre. Por kjo ka zgjatur vetem pak minuta sepse ne skene dale dale arbitrat kete here.

Fillimisht nxjerrin jashte per plotesim te numrit 5 te gabimeve personale basketbollistin Kopliku, vendim qe eshte konsideruar i padrejte nga stafi i Vllaznise por edhe vete lojtari i cili nuk ka arritur t’i mbaje dot lotet per kete padrejtesi qe iu be atij edhe ekipit.

Por ky nuk do te ishte i vetmi qe do te linte fushen. Pas tij, do te vinin 5 personalet edhe per Mbiaren dhe dy basketbolliste te tjere dhe ne kete situate padiskutim qe niveli i lojes se Vllaznise do te binte dhe gjithçka mori rrjedhe tjeter ne dy minutat e fundit te ndeshjes.

Dinamo perfitoi nga kjo gje duke e kthyer rezultatin serish ne favorin e saj dhe duke e fituar ate me shifrat e pergjithshem 67-60. Ajo ka siguruar ne kete menyre kalimin ne gjysmefinale, ndersa Vllaznine e ndalin ketu, ne çerekfinale. Permes shume padrejtesish qe iu bene ne kete ndeshje nga arbitrat dhe jo vetem ata…/SHKODRA-SPORT.COM/