Ditet kalojne dhe tek Vllaznia jane duke i dhene doren e fundit pergatitjeve per ndeshjen e rradhes, ate qe do te zhvillojne diten e shtune ne “Loro Boriçi” ndaj ekipit te Partizanit.
Gjendja e ekipit duket e mire dhe ne rradhet e futbollisteve por edhe stafit teknik ka besim se mund t’ia dalin me sukses edhe ne kete takim qe do te luajne ndaj kampioneve ne fuqi te vendit.
Aktualisht, tek kuqeblute nuk ka asnje lojtar qe do te mungoje per arsye te kartonave. Ky eshte nje lajm jashtezakonisht i mire per Vllaznine nderkohe qe e vetmja pikepyetje ka te beje me gjendjen shendetesore te futbollisteve sepse jane 2-3 prej tyre qe kane ndonje shqetesim te vogel por jo serioz.
Ne kete kontekst, duke patur me shume futbolliste ne dispozicion se ne asnje ndeshje te zhvilluar deri tani, ‘problemi’ me i madh shkon tashme per trajnerin Mirsad Jonuz.
Ai nuk do ta kete te lehte te perzgjedhe 11-shen qe do te hedhe ne fushe ne kete ndeshje shume te rendesishme ndaj Partizanit dhe me siguri qe po mendon shume menyra te ndertimit te formacionit.
Kuptohet qe nuk eshte e lehte sepse duhen ruajtur ballancat ne lojen mbrojtese, por njekohesisht duhet menduar edhe zgjidhja ideale per sulmin, reparti qe ka çaluar paksa keto jave, por Jonuz ka treguar se eshte nje ‘strateg’ i mire ne kete drejtim dhe me siguri qe do te gjeje çelesin e suksesit edhe kete here.
www.shkodrasport.com