Luan Zmijani trajneri i ekipit të U-19 të akademisë Vllaznia duket se ka ndryshuar mendje për ecurinë e Vllaznisë nga starti i sezonit dhe deritani. Sipas Zmijanit situata në ekip ka ndryshuar për mirë dhe për këtë meritë ka padiskutim stafi teknik i ekipit që ka vënë dorën e tij në këtë skuadër.

Nga ana tjetër ish-futbolisti i Vllaznisë por edhe i Partizanit në vitet e bukura për të dy këto skuadra, ka vënë theksin tek gjërat e përbashkëta, avantazhet dhe disavantazhet që kanë të dy skuadrat para kësaj sfide.

Keni qenë edhe ju mes skeptikëve të startit të kësaj Vllaznie, por pas 7-të javësh shikojmë një Vllazni ndryshe…?

Është e vërtetë që kemi qenë disi skeptikë me këtë Vllazni, por dua të them se rezultatet e kësaj skuadre dhe sidomos trepikëshi me Kukësin, i ka dhënë më shumë ngrohje dhe besim kësaj skuadre dhe pse jo për të shikuar për lart. Por pikësëpari për të kapur tre pikët e radhës me Partizanin.

Ju keni qenë pjesë e të dy këtyre skuadrave si Patizanit dhe Vllaznisë, çfarë shikoni të përbashkëta, sa avantazhe dhe disavantazhe nga Vllaznia me Partizanin?

Të përbashkët këto dy skuadra historikisht edhe kur unë kam luajtur me Partizanin se pjesën më të madhe e kam tek Vllaznia, do të them se kanë tifozllëkun e madh. Të dy këto skuadra mbështeten fuqishëm nga tifozëria e tyre. Të ndryshme këto dy skuadra mendoj se në këto
momente Partizani ka më shumë financa.

Partizani një skuadër tejet e paguar ndërsa tek Vllaznia, pavarësisht se korrektesa në pagesa ekziston, sërish pagat janë më të ulëta. Ndërsa dua të them se janë të barabarta pothuajse me pikë, por nëse Vllaznia merr një trepikësh në këtë takim direkt që kanë mes tyre mund të jenë të barabartë edhe për objketiva. Ndërsa të favorizuar e shikoj Vllazninë për të arritur një fitore në përballjen e kësaj fundjave.

Prisni një stadium të mbushur për këtë sfidë nisur nga situata që gjendet të dy ekipet dhe po ashtu edhe nga ajo që theksuat të parën si e përbashkëta e këtyre dy skuadrave?

Shpresoj dhe besoj se do të jenë të shumtë tifozët në shkallët e stadiumit. Tifozët e Vllaznisë kërkojnë një skuadër që të jetë me këto ritme dhe me lojtra të bukura dhe ato nuk hezitojnë të jenë pranë ekipit. këtë shpresoj dhe besoj se do ta bëjnë edhe në këtë takim.
Ato janë një mbështetje e madhe për ekipin tonë.

Çfarë ka ndryshuar sipas jush tek kjo Vllaznia?

Unë shikoj një Vllazni perfekte në fazën mbrojtëse gjë që i ka munguar në vitet e tjera. Shikoj një ekip më më ego dhe më më dëshir dhe këtu pa asnjë diskutim ndihet dora e trajnerit dhe kuptohet shumë mirë se me ndeshjet në vazhdimësi pretendimet mund të jenë edhe
më të larta.