U tha se Agim Canaj do të kthehej sot nga Anglia dhe do të vijonte punën tek Vllaznia, por në fakt edhe sot ai ka munguar në sërvitjen e kuqebluve.

Pritet që ai të vihet nesër në krye të tyre dhe të vijojë me përgatitjet për sfidën e së dielës ndaj Erzenit, sfidë kjo që do të luhej në Shijak.

Megjithatë ka edhe prej atyre që mendojnë se Canaj nuk do të kthehet më. Interesant ka qenë fakti se pasditen e sotme ka qenë në Shkodër një tjetër trajner i cili ashtu si dhe Canaj ka qenë kandidat për të marrë drejtimin e Vllaznisë pak kohë më parë.

Megjithatë Dedja nuk ka qenë për këtë arsye. Ai ka qenë i pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të ndjekur ndeshjen e basketbollit Vllaznia- Tirana. Shumë tifozë që e kanë parë aty, mund të kenë menduar se ai ka ardhur për të biseduar me drejtuesit kuqeblu, por jo.

Dedja ka ardhur sepse ka qenë i shoqëruar nga babai i basketbollistit të Tiranës Bruno Daliu, me të cilin është mik i ngushtë dhe po ashtue dhe nga Paulin Ndoja.
© shkodrasport.com