Agim Canaj, trajneri i njohur shqiptar, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Në fjalën e tij, Canaj foli për Tiranën, si dhe për presionin që po ushtrojnë Kukësi e Laçi.

“Pavarësisht se Tirana ka dalë 24 herë kampion, ka 11 vite që nuk i është afruar kampionatit, ka pasur oshilacione të shumta.

Tirana shihet në momentin kur humbet, atëherë të dridhen këmbët. Tirana, pavarësisht se ka Vllazninë, është një ndeshje shumë e fortë prandaj dhe nuk do ta kete te lehte ndaj saj. Kjo ngaqe dhe presioni nga Kukësi e Laçi, do të jetë shumë i madh.

Nëse Kukësi kalon Laçin, presioni do të jetë i madh në javët e mbetura. Gara është interesante dhe nuk mund të vendoset gjë. Sfida direkte do të vendosë shumë”, u shpreh Canaj./abcnews