Mbyllja e stadiumeve per shkak te situates se krijuar nga koronavirusi, sigurisht qe ka deshperuar tifozet e te gjitha skuadrave ne mbare boten.

Megjithate, ka menyra te ndryshme si ato po mundohen te jene prane ekipeve te zemres dhe keshtu ka ndodhur se fundmi edhe ne Shkoder.

Siç e shikoni edhe nga kjo foto e bere nga fotoreporteri Mikel Thepina, e qe i perket ndeshjes se fundit te luajtur ne Shkoder, asaj ne mes Vllaznise dhe Bylisit, ne pallatet ngjitur me stadiumin “Loro Boriçi” ka patur tifoze qe kishin “zaptuar” ballkonet e tyre.

Keshtu ka ndodhur edhe me keta tifoze te cilet ne fakt nuk lene ndeshje te Vllaznise pa ndjekur si brenda ne Shkoder ashtu edhe jashte saj. Dhe duke qene se tashme ata nuk mund te jene te pranishem ne stadium, kane gjetur kete menyre origjinale per te ndjekur ndeshjen.

Ata nuk kane preferuar ta ndjekin ndeshjen nga ekrani i televizionit siç kane bere tifozet e tjere, por kane dashur ta shohin me syte e tyre ndeshjen dhe kuptohet qe ne fund jane zhgenjyer nga barazimi ia rritur nga Vllaznia, por ata premtojne se do te jene serish prane skuadres se tyre te zemres.
www.shkodrasport.com