Kategoria Superiore mbylli sot siparin e javës së 13-të, teksa ditën e hënë do të rikthehet sërish, për t’u luajtur duelet e javës së 14-të, që vijnë me përballje interesante.

Në ditën e parë të javës janë planifikuar të zhvillohen dy duele interesante. Në orën 13:30, Erzeni do të presë Tiranën në stadiumin “Demrozi Arena” të Rrogozhinës, ndërkohë që po ditën e hënë në orën 17:00, në “Arenën e Demave”, Partizani dhe Dinamo do të masin forcën në derbin e kryeqytetin.

Java e 14-të, do të kulmojë ditën e martë, ku janë planifikuar të zhvillohen 3 duele. Në orën 13:30 do të luhen paralelisht Kukësi-Skënderbeu dhe Laçi-Egnatia, teksa kjo javë mbyllet me duelin Teuta-Vllaznia që do të luhet në “Niko Dovana” në orën 16:00.


AXHENDA E PLOTË:

E HËNË 27 NËNTOR:

ERZENI-TIRANA ORA 13:30

PARTIZANI-DINAMO ORA 17:00

E MARTË 28 NËNTOR:

KUKËSI-SKËNDERBEU ORA 13:30

LAÇI-EGNATIA ORA 13:30

TEUTA-VLLAZNIA ORA 16:00