Vllaznia në basketboll për femra është rikthyer tek fitorja në kampionat. Mbrëmjen e sotme, ajo ka fituar me rezultatin 77-52 ndaj Elbasanit, në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” të këtij qyteti. Kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme e ekipit shkodran ndaj një rivali direkt për zonën play-off.

Ashtu si edhe në ndeshjet e tjera, protagonistja kryesore absolute e këtij suksesi ka qenë basketbollistja Bernada Rreshpja, e cila ka shënuar plot 40-pikë ose më shumë se gjysmën e pikëve të të gjithë ekipit. Perioda e parë e ndeshjes ka patur rivalitet dhe ajo është fituar nga Elbasani me rezultatin 15-10.

Megjithatë, në të dytën ndryshoi gjithçka, pasi Vllaznia fitoi me epërsi dhe më konkretisht në shifrat 6-32. Në këtë mënyrë, ekipi kuqeblu shkoi në pushimin e ndeshjes me një avantazh prej 21-pikësh. Në periodën e tretë ka sërish rivalitet dhe Elbasani e fiton 16-11.

Ndërkohë, në periodën e fundit është Vllaznia që fiton 15-24, shifra këto që në përfundim të ndeshjes rregjistruan fitoren e Vllaznisë 77-52. Në këtë takim, përveç 40-pikëve të Rreshpjës, kanë shënuar edhe Taylor Brooke Dunn 9-pikë, Ingrit Dashja 6-pikë, Sindi Kryeziu 6-pikë, Sara Murçaj 5-pikë, Melida Hykaj 5-pikë, Medina Hykaj 2-pikë, Anisa Bokrina 2-pikë dhe Anisa Musaja 2-pikë.

Kjo e sotmja ishte fitorja e katërt e Vllaznisë në kampionat, pas atyre ndaj Teutës, Barletit dhe Studentit. Ndërkohë që, ekipi kuqeblu ka rregjistruar edhe dy humbje ndaj Flamurtarit dhe Tiranës./SHKODRA-SPORT.COM/