Presioni i të qenurit një sulmues titullar në Premier League duhet të jetë shumë i madh, por askush nuk priste që Sergio Aguero të kishte flokë të thinjura në moshën 30-vjeçare.

Por në fakt është boja e flokëve ajo që i ka dhënë këtë ngjyrë të re Aguero-s dhe ai ka shfrytëzuar Instagram për t’i treguar tifozëve stilin e ri të bërë nga stilisti Alan Beak në bashkëpunim me Georgie Mathers.

Argjentinasi mesa duket ka qenë në kërkim të një stili që do ta bënte të dukej më i rritur në prag të debrit ndaj Manchester United ditën e diel.

Sulmuesi i Man City-t është duke kaluar një formë të mirë edhe këtë sezon,dhe është në krye të renditjes së golashënuesve të premier League përkrah Pierre-Emerick Aubameyang dhe Eden Hazard.

Ngjyra gri është një stil i paprovuar më parë, por që me siguri nuk do të ndikojë në formën e lojtarit në fushën e lojës.