Java e nëntë e kategorisë së parë ka dhuruar fitore për dy prej ndjekëseve të Vllaznisë, pikërisht për Erzenin dhe Dinamon ndërkohë që është ndalur një tjetër, Besëlidhja.

Erzeni ka arritur fitoren e rradhës duke mundur Vorën me shifrat 3-1 megjithëse duhet pranuar se ka qenë një fitore e vështirë. Kjo ngaqë kanë qenë vendasit e Vorës të cilët kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Sejdinit që në minutën e 19-të.

Ndërkohë shijakasit kanë barazuar rezultatin një minutë para fundit të pjesës së parë me anë të Xhemalajt. Sakaq, në minutën e 73-të Goxhaj do të shënonte edhe golin e dytë dhe të fitores për Erzenin. Ne minuten e 90-te Bella do te shenonte edhe golin e trete, pra 1-3.

Dinamo ndërkohë ka fituar në transfertën e vështirë të Burrelit ndaj skuadrës vendase me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin për miqtë e ka shënuar Çeliku në minutën e 83-të.

Një tjetër rivale e Vllaznisë, Besëlidhja e Lezhës, është ndalur në Peshkopi nga Korabi vendas që ka fituar 2-1. Golat e Hoxhës dhe Skukës kanë zhvlerësuar atë të Thea dhe për rrjedhojë tashë dibranët e shohin vetën në kuotën e 14 pikëve në vendin e pestë, vetëm një pikë larg Besëlidhjes që është e pozicionuar në të katërtin.

Me këto rezultate, tashmë Vllazni përpara ndeshjes së rradhës me Ilirinë që do ta luajë të hënën, e sheh veten vetëm 4 pikë larg Erzenit të vendit të dytë dhe pesë pikë larg Dinamos së vendit të tretë. Kjo e bën mëse të domosdoshme fitoren e kuqebluve në Fushë- Krujë.
© shkodrasport.com