Lionel Mesi është gati të luajë për Barcelonën që në ndeshjen e radhës me Betisin. “Mundo Deportivo” në Spanjë bën të ditur se ylli i katalanasve ka marrë miratimin e mjekëve të skuadrës për të zbritur në fushë.

Trajneri Valverde do ta grumbullojë argjentinasin për ndeshjen me Bestisin, por nuk ka vendosur, nëse do ta hedhë në fushë nga minuta e parë, apo do ta nisë nga stoli.

“Pleshti” udhëtoi me skuadrën për në Milano, ku u luajt ndeshja e Champiosnti me Interin në mesjavë, por qëndroi në tribunë për të evituar çdo rrezik. Tani mjekët e Barcelonës janë të bindur se dëmtimi ka kaluar plotësisht dhe Mesi është gati të luajë./Vipsport/