Ne prag te ndeshjes qe do te luaje Shqiperia neser ndaj Izraelit, Sport Ekspres ka intervistuar nje emer te njohur te futbollit shqiptar si Agustin Kola i cili eshte shprehur se shqiptarët kanë smirë dhe se kjo u pa fare qartë në golin që Myrto Uzuni realizoi kundër Spanjës.

“Sa i përket ADN, ne shqiptarët kemi problem me smirën. E shoh kudo këtë në fakt, e kam parë edhe me Myrto Uzunin. Ai realizoi një gol kundër Spanjës me kokë. Të gjithë thonin që ishte fat, i ra topi në kokë dhe hyri gol. Dakort jam, por unë po ju pyes tani:

“Po të mos vraponte Uzuni, do i binte topi në kokë?”. Po të mos e ndiqte aksionin Uzuni, a do t’i binte topi në kokë? Nuk ka sesi të realizohet goli vetë, pa u përkushtuar ti për të. Ua them edhe fëmijëve të vegjël që gjithmonë ndiqeni aksionin deri në fund, mos e lini.

Pastaj ajo është shumë normale që goli do të bëhet pasi të bëj një gabim kundërshtari. Por ne kemi shumë smirë dhe themi kështu: “Hë mo se fat ishte, i ra topi në kokë atit”. Mos harroni sesa shumë kanë punuar këta djem, edhe Uzuni që sot tani luan te Granada në nivel të lartë apo edhe lojtarë të tjerë”, tha Agustin Kola.