Emiliano Martinez arriti t’i largojë në mënyrë sensacionale skenën Leo Messit pas finales së Kupës së Botës Argjentinë-Francë. Natyrisht, kur një portier është vendimtar, ai merr mbulesën, veçanërisht nëse skuadra fiton në penallti, e lëre më në finale. Por Dibu është bërë i famshëm dhe mbi të gjitha shumë i kritikuar për një sërë qëndrimesh që nuk i pëlqejnë askujt. Lista e kritikëve po rritet gjithnjë e më shumë dhe tani i shtohet edhe Patrick Vieira, i cili u tregua shumë i ashpër.

Gjesti vulgar që bëri në momentin e ndarjes së çmimit ‘Doreza e Artë’ nuk la askënd indiferent. Portieri i Aston Villa nuk kërkoi justifikime dhe në të vërtetë kur erdhi puna për të shpjeguar atë që bëri ai nuk tha se u pendua. Pothuajse më keq ai bëri ditët në vijim, kur gjatë festimeve kishte në duar një kukull Mbappe, të cilin e kishte ngacmuar tashmë pas finales kur kërkoi një minutë heshtje për të në dhomat e zhveshjes.

Në Francë, shumë kanë kërkuar zyrtarisht sanksione për Martinezin, i cili gjithashtu u paralajmërua nga trajneri i tij Emery, i cili tha se do të fliste me të për respektin ndaj kundërshtarëve të tij. E ndërkohë, gjithmonë nga Premierliga, fjalë po aq të ashpra ndaj portierit përdori edhe trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, ish-lavdia e futbollit francez.

Vieira pohon se sjellja e portierit të Amerikës së Jugut ka dëmtuar mbi të gjitha veten dhe në veçanti kombëtaren e Argjentinës, në orët dhe ditët pas finales: “Disa nga fotot që kam parë kanë hequr diçka nga ajo që Argjentina ka arritur në Kupën e Botës.

Nuk mendoj se ata kishin vërtet nevojë për nje sjellje te tille. Ndonjëherë nuk mund të kontrollosh emocionet e tua, por ky ishte një vendim budalla nga ana e Martinezit. Mënyra se si ai e tallte Mbappen, atëherë, dëmton futbollin dhe veten e tij”. Dhe tani në një tjetër. Sepse Emiliano Martinez, i njohur si Dibu, herët a vonë do të jetë sërish në shënjestër./telesport/