Kryetari i PD-së Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Fierit për të vazhduar turin e takimeve në qytetet e ndryshme të vendit.
Lideri i Partisë Demokratike foli dhe për emrin e stadiumit të ri dhe sulmoi kryeministrin Rama se po gënjen për fluturimet e agjencisë shqiptare të fluturimit ”Air Albania”, e cila fitoi të drejtën për t’i vënë stadiumit të ri të Shqipërisë emrin e saj.
“Nuk flasim dot për një investim të huaj perëndimor përveç shfaqjeve bajate me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania.
E ndonësë është një sajese shumë e dyshimtë papritur na ka gjetur para për të financuar e për t’i vëne emrin stadiumit. Se ku i bëri ato para hajde merre me mend.