Granit Xhaka nuk po kalon një moment të mirë te Arsenali. Mesfushori shqiptar reagoi ashpër fas fishkëllimave të tifozëve dhe për këtë arsye trajneri Emery I hoqi shiritin e kapitenit dhe prej 4 ndeshjesh nuk grumbullohet sfidat e Arsenalit.

Lidhur me këtë çështje ka folur dhe ish-mesfushori i Arsenalit, Patrick Viera që aktualisht drejton Nicen në kampionati francez.

Në një intervistë për “Skysport UK”, një nga legjendat e Arsenalit dhe futbollit botëror është shprehur se Xhaka meriton më shumë respekt.

“Granit Xhaka meriton respekt. Më vjen keq për të, sepse po kalon një moment të vështirë te Arsenali. Mendoj se duhet të kujtojmë se çfarë ka bërë ai në vitet e fundit për Arsenalin.

Meriton më shumë respekt. Unë e gjykoj të papërshtateshme që disa ish-lojtarë flasin keq për të. Ai është I fortë dhe do të jetë në gjendje të ngrihet sërish sepse është një lojtar shumë I mirë. Xhaka do ta tregojë këtë gjë”, u shpreh Viera./newsport/