Janë konfirmuar ndryshimet në akademinë Vllaznia. Ish-kapiteni i shkodranëve, Gilman Lika, është emëruar në krye të skuadrës U-17, që u shpall kampione e Shqipërisë në edicionin e fundit dhe u drejtua nga një tjetër ish=lojtar shkodran si Edmond Doçi.

Ky i fundit ka lënë paratërinjtë dhe është caktuar nga klubi në krye të skuadrës U-19, e cila deri në muajin maj është drejtuar nga legjenda e futbollit shkodran, Vioresin Sinani, që tashmë është ndihmës i Josës.

Ndërkohë, nga Vllaznia mund të ketë largime deri në prag të fillimit të kampionatit. Edhe pse në klub nuk kanë konfirmuar ndonjë lëvizje pas eliminimit nga Europa, gjasat janë që të ketë në hyrje dhe dalje.

Disa lojtarë që nuk kanë përmbushur pritshmëritë, por edhe të tjerë që duan më tepër hapësira, mund të largohen për të parë destinacione të reja.Nga ana tjetër, klubi po punon që në fazën sulmuese të afrojë një tjetër lojtar, i cili mund të përshtatet nga krahët ose në qendër.(Marrë nga Panorama Sport)