Akademia Vllaznia ka zhvilluar analizën e rradhës për tremujorin e fundit të punës. Siç behet e ditur nga ana e vete klubit, përgjegjësi administrativ Qashif Hoxha dhe ai teknik Alban Neziri kanë vënë në dukje punën e mirë të bërë gjatë kësaj periudhe, por njëkohësisht kanë analizuar edhe disa të meta të konstatuara dhe për të cilat u la detyrë që të korigjohen.

Njëkohësisht, mesohet se jane përcaktuar edhe objektivat për periudhën e mbetur deri në fund të sezonit dhe u ngul këmbë në forcimin e disiplinës dhe po ashtu edhe në menaxhimin e lojtarëve. Hoxha dhe Neziri kane lanë detyrë secilit prej trajnerëve të hartojnë një raport teknik për çdo lojtar të spikatur.

Drejtuesit e Akademisë kanë kërkuar nga trajnerët përsëritjen e sukseseve në arenën ndërkombëtare të ekipeve U19 dhe U17. Po ashtu, u vendos që të bëhej evidentimi i lojtarëve të spikatur të ekipit U19 për ekipin e parë dhe u vendos që të hartohet një raport i detajuar për drejtuesit e klubit,

Vllaznia U19 siç dihet, ka fituar Kupen kete sezon dhe pretendon te fitoje edhe titullin kampion nderkohe qe Vllaznia U17 per momentin eshte e fokusuar tek kapja e nje vendi per ne play-off.